affiliate marketing Historia e babagjyshit te vitit te ri (Santa Claus) ~ Gjithcka nga bota

Monday, January 2, 2012

Historia e babagjyshit te vitit te ri (Santa Claus)

Shnderrimi i Shen Nikolasit, nga nje peshkop i shekullit te katert ne yllin e festes se fundvitit eshte bere permes disa pak faktesh, disa rrefimeve gjysmelegjendare gjysmebiblike dhe sigurisht, fantazise bujare te njerezve dhe punonjesve te marketingut, te cilet kane nevoje per nje hero zemerbardhe qe mendon per lumturine e tyre te fundvitit.
Faktet- Per historine e vertete te Shen Nikolasit ekzistojne shume pak fakte, madje nuk dihet nese ai ka pasur vertet ate mjekren e bardhe me te cilen njihet sot, por nje gje eshte e sigurt qe shenjtori kishte nje reputacion te madh per bujari dhe per berje dhuratash. Kjo eshte edhe vetia qe i ka rezistuar shekujve dhe sipas admiruesve te tij, Shen Nikolasi eshte pjese thelbesore e gezimit te Krishtlindjeve.
Ajo pak cka dime eshte se ai Shen Nikolasi lindi ne shekullin e III ne Patara, nje port i rendesishem ne jug te bregdetit qe njihet aktualisht sot si Turqia.
Pas vdekjes se prinderve te tij te pasur, thuhet se trashegoi shume pasuri, nje pjese te madhe te se ciles ua dhuroi nevojtareve. Me pas u zgjodh peshkop i qytetit te afert te Myras dhe gjate kesaj periudhe u be pre e persekutimeve, burgosjeve dhe keqtrajtimeve te perandorit romak, Diocletian.
Emri i tij ndodhet edhe ne listen e pjesemarresve te Keshillit te Pare te Nikeas, ne te cilin u formulua kredoja per natyren e Trinise se Shenjte. Mendohet se vdiq ne Myra ne vitin 343 pas Krishtit dhe kockat e tij u transportuan ne Itali nga detaret italiane dhe u vendosen ne Bari ne shekullin 11-te.
Legjendat- Per te qarkulluan shume legjenda qe e shnderruan ne nje person qe kryente mrekulli. Kjo ishte arsyeja qe u konsiderua si mbrojtes i shume kategorive te njerezve qe nga detaret, femijet, tregtaret etj. Por nder historite me jetegjata eshte ajo qe rrefen per nje plak qe kishte tri vajza te cilave, duke qene i varfer, nuk mund t’u siguronte nje paje te mjaftueshme per t’i martuar. Keshtu, ato rrezikonin te mbeteshin lenesha, e me keq akoma te merrnin rrugen e prostitucionit. Nikolasi donte qe t’u jepte nje dore ndihme, por duke qene nje person jashtezakonisht modest dhe i ndrojtur e duke mos e pelqyer publicitetin, ai shkoi ne shtepine e plakut naten vone dhe la aty tri qese te mbushura me florinj. Nje nga versionet e historise eshte se ai e beri kete gjate tri neteve, pra cdo nate hidhte nga nje qese me monedha.
Nje tjeter version thote se ai e beri bamiresine permes oxhakut per te mos u vene re nga i ati i vajzave dhe nje tjeter version akoma rrefen se plaku e kapi Nikolasin teksa bente bamiresine, por ai i tha qe te mos ta falenderonte ate, por Zotin, pasi kjo ishte veper e tij. Nikolasi nderohet ende nga te krishteret e Kishes Katolike Romane dhe te krishteret ortodokse, si dhe nga nje numer besimtaresh te kishave anglikane dhe luteriane. Rreth 500 kisha ne Britanine e Madhe e konsiderojne Shen Nikolasin mbrojtesin e tyre. Ne pjesen me te madhe te Europes ku nderimi dhe adhurimi ndaj shenjtoreve eshte pjese e kultures popullore,
Shen Niku shfaqet ne nje shumellojshmeri formash. Ne disa qytete ai shfaqet si nje kalores qe rend me kalin e tij neper rruge dhe femijet mundohen ta imitojne. Ne Britani ai ishte ne themel te idese se Babagjyshit te Krishtlindjeve, i cili u shfaq gjate periudhes viktoriane me pamjen e nje personazhi mjekerbardhe e te qeshur.
Perpunimi i Santa Klausit ne dhjetevjecaret e fundit
Pamja familjare e dhjetevjecareve te fundit me te cilen jemi mesuar ta identifikojme ne cdo fillim dhjetori Shen Nikun eshte perpunuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Se pari, te ardhurit holandeze ne tokat e botes se re sollen me vete edhe zakonet e vendit te origjines, por ne vendin e ri Sinter Klaasi ose Sankt Niklasi i tyre u shnderrua ne Babagjyshin e Krishtlindjeve. Paraardhesi i tij i pare ishte Clement C Moore, nje pastor njujorkez, i cili nuk kujtohet per punen e tij kryesore, hartimin e fjalorit hebraisht-anglisht, por per nje poeme qe e krijoi per femijet e tij: “Vizita e Shen Nikolasit”, e cila njihet tashme boterisht me titullin “Nata para Krishtlindjeve”. Ajo u botua ne vitin 1822 dhe i dha botes personazhin e Shen Nikolasit ne versionin qe e njohim te gjithe, pra ate te nje plaku te buzeqeshur e mjekerbardhe qe sjell dhuratat e Krishtlindjeve hipur ne nje slite qe udhehiqet nga dy drere. Ai futet shtepi me shtepi nga oxhaku dhe hedh dhurata dhe embelsira per femijet.
Babagjyshi i Krishtlindjeve eshte mjekerbardhe, faqekuq gjithmone buzagaz dhe i veshur me pelush. Ky ishte pershkrimi qe iu dha ne poezine e pastorit ne te cilen nuk pershkruhet veshja e jashtme e tij per te cilen nuk flitet fare. Gjate dhjetevjecareve qe pasuan ai shfaqej i veshur me ngjyra e rroba te ndryshme, asnjehere njesoj. Paraqitja e jashtme u percaktua perfundimisht gjate fushates se famshme te marketingut te Coca-Coles ne vitin 1931, kur Babagjyshi i Krishtlindjeve u shfaq me ne fund me nje kostum te kuq te rrethuar me pelush te bardhe dhe mberthyer me nje rrip te gjere. Pikerisht kjo pamje u pranua boterisht si pamja e Babagjyshit te Krishtlindjeve, pamje qe ka shoqeruar dhjetera e dhjetera Krishtlindje dhe eshte bere pjese e pandashme e festes pa te cilen ajo nuk mund te kuptohet.
Sigurisht qe miti i Babagjyshit te Krishtlindjeve eshte shtrire shume me pertej festes se fundit te vitit. Ai pervecse ne industri ka hyre edhe thelle ne ndergjegjen tone si nje figure bujare e zemerbardhe qe shperndan miresine kudo e mbi te gjitha nuk e mban meriten per vete, por ia jep ate Zotit, si shenje e dashurise se tij te njejte per te gjitha qeniet njerezore. Sipas legjendes moderne, Babagjyshi i Krishtlindjeve naten e tyre shperndan ne te gjithe boten dhurata. Per ta bere kete atij i duhet te udhetoje per 221 milione kilometra me nje shpejtesi mesatare prej 1279 kilometrash per sekonde ose 6395 here me te madhe se shpejtesia e zerit.
Pasaporta e shenjterise Shen Nikolasi ka lindur rreth vitit 260 para Krishtit ne Patara, diku ne Turqine e sotme U be peshkop i Myras dhe u burgos me pas nga Perandori Diocletian Mori pjese ne Keshillin e Nikeas ne vitin 325 Vdiq ne vitin 343, sipas te gjitha gjasave me 6 dhjetor.
Eshtrat e tij i sollen ne Itali, ne Bari, ne vitin 1087. Gradualisht, figura e tij u transformua ne figuren e Babagjyshit te Krishtlindjeve ne Itali e vendet rrotull dhe ate te Santa Klausit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pamja e tij familjare per te gjithe boten e nje babagjyshi mjekerbardhe, veshur me te kuqe u be nje figure universale, pas reklamimit te saj nga Coca-Cola ne fushaten e vitit 1931.

Reagimi

0 comments:

Post a Comment

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...