affiliate marketing 10/16/11 - 10/23/11 ~ Gjithcka nga bota

Saturday, October 22, 2011

Pranga bandes se femrave, perdhunonin meshkuj

image


Nje bande grash eshte arrestuar ne Zimbabve per rrembim dhe perdhunim te meshkujve, me synim vjedhjen e spermes.
Sipas policise lokale, grate vepronin si shofere dhe viktima te tyre ishin meshkujt te cilet benin autostop.
Meshkujt coheshin ne vende te izoluara dhe larg trafikut te madh per te mos rene ne sy te njerezve.  Pasi perdhunoheshin dhe u merrej sperma, meshkujt me pas hidheshin ne ane te rruges, transmeton Panorama.
Ne pranga jane vene tri gra, mes tyre Sophie Nhokwara, 26 vjec, fotoja e se ciles edhe eshte publikuar.

Perfundon lidhja martesore e Kim Kardashian?

Martesa e Kim Kardashianit dhe e Kris Humphries, nuk ekziston me, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.
Duke cituar burime te aferta me Kardashianin, njoftohet se martesa eshte prishur dhe se ata nuk planifikojne qe te vazhdojne me tej lidhjen e tyre.
“Nuk e di kur ata do ta lajmerojne ndarjen, apo te thone se pse jane martuar ne radhe te pare, kur jane ndare kaq heret”, ka thene nje burim per gazeten.
Gazeta shkruan se ata nuk jane se bashku qe nje muaj, qe kurse Kim eshte duke qendruar ne Nju Jork dhe ajo po qendron ne nje dhome hoteli, ku nuk e lejon Krisin qe ta vizitoje ate.
Ka disa pista te thashethemeve per ndarjen e ciftit qe eshte martuar para pak mujash. Njera nga to eshte publikimi i nje video seksi e Kardashianit, ndersa varianti tjeter, eshte mospershtatje e ciftit.

Friday, October 21, 2011

Barcaleta

Pse kur martohet nusja veshet me të bardha?


E pyet nxënësi mësuesen:
Pse kur martohet nusja veshet me të bardha?
Sepse për të është ditë gëzimi, ju përgjigj mësuesja.
Aha, tani e kuptova pse dhëndri veshet me të zeza, tha nxënësi.  



Genjeshtra...
-A ke dëgjuar për Oqeanin Atlantik?
-Po.
-Baba im e ka kaluar me not.

-Po ti a ke dëgjuar për Detin e Vdekur?

-Po more.
-Baba im e ka vra.



Dy bjondina në krevat...

Kanë qenë dy bjondina duke fjetur në një krevat të ngushtë.
Pas pak, njëra nga bjondinat bie poshtë.

Tjetra menjëherë thotë:

Motra eja se u lirua një vend.


Bjondinat në pusetë

Dy bjondina bijnë në pusetë.
-Sa keq që ia kanë vjedhur kapakun e pusetës, tha njëra.

-Hesht, i tha e dyta, si do të dilnim ne po të ishte kapaku


Polici dhe fëmija

Një polic po diskutonte me shokun e tij polic rreth fëmijëve dhe po i sqaronte se kishte filluar ta vendoste fëmijën të flerë mbi dollap.

Polici tjetër i habitur, pyet: Po pse se vë të flejë në krevat?!
Tjetri me gjakftohtësi përgjigjet: Po, herën e fundit më ra nga krevati dhe nuk e dëgjova, prandaj.


Skocezi koprac 

Nje Skocez kthehet per dreke ne shtepi dhe i thote te shoqes sot per dreke dua te besh dy veze te zjera, nje do ta ha une, nje ti, nderkohe une po ngjitem ne tarace te levis pak antenen. Dhe ashtu ben ngjitet ne tarace por pengohet dhe bie, duke rene nga taraca kalon para dritares se tij dhe i theret te shoqes: “Nje veze bej se une vdiqa”.


Polici ne farmaci 
 Nje polic hyn ne farmaci dhe i thote farmacistes qe ti bej nje byrek me spinaq. Farmacistja habitet dhe mundohet ta sqaroje se eshte farmaci dhe jo fastfood. por policit nuk i mbushet mendja. Atehere farmacistja merr komisariatin ne telefon per te folur me shefin.I thote qe ka ardhur nje polic dhe kerkon byrek me spinaq kur ajo eshte farmaci. shefi i pergjigjeto nuk pate me spinaq beja me gjize se polic eshte.


Femija kurioz
Një herë një fëmijë i vogël pyet mamanë e tij që ishte shtatëzanë:
-O -Mami,pse e ke barkun e madh ti? Dhe Mamaja ja kthen:
-Sepse pres një femijë ..
Një ditë djali shef një burrë që e kishte barkun e madh dhe e pyet:
-Xhaxhi po ti çfarë po pret? Ai ja kthen :

-Po pres autobuzin! Fëmija i thotë :
-Po doli biçikletë do ma japësh mua?

Rrollate me mish

Përbërsit:
-500kg mish te bluar
-4veze te ziera
-keryp,biber te zi,biber te kuq pak,veget,dhe mavret nga shija kush on dhe melmesa tjera.
Se pari mishin se bashku me melmesat tjera i perziejm mire e mire, mandej marin foli dhe e lyejm me vaj pak dhe mishin e hapim ne katror dhe pereth vendosim vezet e ziera dhe e rrotullojm si rrollat,e me folin e mbeshtjellim mir,mandej e vendosim ne tepsi dhe e pjekim ngadal nje ore,me kete rrollat si apertiv shkon orriz i zier ose kmpira te zim,ju beft mire.

Pule me limon

Perbersit:
-400 g gjoks pule
-piper dhe kripe
-1 luge salc soje
-2 limona
-vaj ulliri
-1 lug gjalp
Proçedimi
Mbuloni mishin e pules me nje leter furri dhe e rrihni me rrahesen e mishit ose me ndonje gje te rende per disa sekonda. Me pas priteni ne feta te holla,shtoni kripen dhe salcen e sojes, 1 luge vaj ulliri dhe lengu e dy limonave. Perzjeni mire te gjithe perberesit, mbuloni enen dhe vereni ne frigorifer per 20 minuta. ne nje tigan nxehni vajin me gjalpin. Lyeni fetat e pules me miell dhe skuqini ne tigan deri sa te mari ngjyre. Sherbejeni me salcen qe formohet ne tigan.

Coktails Alexander


Perberesit:
1/3 krem qumeshti
1/3 krem kakao e erret
1/3 Brandy
Pergatitja:
Marrim te gjithe perberesit dhe i fusim ne nje tas te mbyllur,hedhim akull dhe fillojme ta tundim,e hedhim ne gota.Siper hedhim pak lajthi pluhur.
Ku sherbehet:
Ne nje gote kokteil ose ne nje gote shampanje.

Liker me mjaltë

Përbërësit:
470 ml vodka apo konjak,
255 gr mjaltë,
lëkurë e një portokalli,
237 ml ujë i ngrohtë (jo i nxehtë),
karafila të tharë,
2 shkopinj kanelle.

Likeri me mjaltë është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur. Ai ka një aromë të veçantë që pëlqehet nga të gjithë. Në një vazo prej xhami shkrijmë mjaltin, duke e hedhur në ujë të ngrohtë. Shtojmë vodkën apo konjakun, karafilat, kanellën dhe lëkurën e portokallit. E mbyllim vazon dhe e lëmë për 3 javë. Pas tre javësh, likeri është gati.

Tiramisu me fruta


Përgatitja:

* 1 kek i gatshëm me kakao i ndarë në dy pjesë, ose mund ta përgatisni vetë me 3 gota qumësht, 3,5 lugë miell, 3-4 lugë sheqer.
* luleshtrydhe
* kivi
* 2 gota nga (200 gr) me nescafe me qumësht të ftohtë

Së pari përgatisni kek-un, duke e përzier me qumështin, miellin dhe sheqerin në mënyrë të tillë që të mos krijohen toptha të miellit. Më pas lëreni të ftohet. Vendoseni gjysmën e poshtme të kekut në një pjatë të madhe dhe spërkateni atë mirë me një gotë me nescafe me qumësht të ftohtë.

Më pas shtroni sipër saj gjysmën e fillit të ftohtë dhe më tutje shtoni kivi të prerë hollë në formë rrethi. Pas kësaj vini katin e dytë të kekut dhe spërkateni dhe atë me një gotë tjetër me nescafe dhe qumësht të ftohtë dhe shtroni fillin e mbetur. Më pas zbukurojeni atë me luleshtrydhe dhe kivi.

Ndryshe, kivi në mes jep një aromë shumë interesante dhe të mirë, të krijon përshtypjen se është përdorur liker në të. Nëse do ta bëni pa fruta ju këshillojmë që fillit t’i shtoni vanilje për shtim arome dhe variacion si dhe në shtresën e dytë të mos vini fill, por ta mbyllni me kafe, kakao të spërkatur pasi të keni hedhur gotën me nescafe dhe qumësht të ftohtë. Po ashtu, mund të përdorni arra, lajthi, rrush të terur.

Tiramisu gote me qershi

Nevojiten (për 4 persona):
- 500 g qershi
- 60 g çokollatë për gatim
- 4 vezë
- 200 g sheqer
-120 g miell
- 30 g kakao pluhur
- 2 të bardhë të vezëve
- 200 g djathë krem
- kripë.
Përgatitja:
1. Brumi: Copëtohet çokollata dhe shkrihet në avull. Tunden vezët me 80 g sheqer, bëhet një shkumë ngjyrë çelur. Pastaj kësaj shkume shtohen mielli, 20 g kakao pluhur, çokollata e shkrirë dhe fare pak kripë. Kjo masë e përzier mirë derdhet në enë dhe piqet rreth 20 minuta në temperaturë prej 180°C.
2. Qershitë pastrohen, u hiqen bërthamat dhe zihen 20 minuta me 100 g sheqer, me kanellë dhe me 2-3 lugë ujë. Lihen për t’u ftohur.
3. Miksohen të bardhët e vezëve me pjesën tjetër të sheqerit dhe përzihen me djathë. Merren 4 gota në formë kubeje. Nga brumi i pjekur priten 12 disqe me perimetër të gotave dhe në fund të secilës gotë vihet nga një disk. Stërpiken me gjysmën e sasisë së shurupit, në të cilin janë zier qershitë, si dhe renditet nga një shtresë e qershive të ziera.
Pastaj, vihen edhe nga një disk, edhe këta stërpiken me shurup. Mbi të qitet një shtresë e kremit të djathit, pastaj vendoset edhe disku i tretë, mbi të hidhet pluhuri kakao dhe dekorohen me djathin krem dhe me qershitë e ziera.

Tiramisu me molle

Permbajtja
• 400 g molle
• 40 g gjalpë
• 100 g sheqer
• 1 lugë të vogël cimet pluhur
• 3 të kuq të vezës
• 1 ve
• 200 g sheqer pluhur
• 4 ml aromë vanilje
• 200 ml krem
• 1 forcues për krem
• 500 g djathë mascarpone
• 1 lugë lëngë limoni
• 300 ml kafe turke të zier
• 20 ml rum
• 300 g keksë
• kakao pluhur

Përgatitja:

Mollët lahen, qërohen dhe prehen më copa të holla. Në një tenxhere ngrohni gjalpin, shtoni mollët e prera, sheqerin, cimet pluhurin, dhe të gjitha së bashku në një zjarr të lehtë dhe duke i përzier herë pas herë i zieni derisa të zbutet molla. Në një enë tjetër vendosni të kuqtë e vezëve, një ve, sheqer pluhur, aromë vanilje, dhe të gjitha së bashku i përzieni me mikser deri sa të fitoni masën.
Në një enë tjetër, vendosni kremin, përforcuesin për krem, dhe i përzieni me mikser. Kremin e gatshëm e përzieni ngadalë me masën e fituar nga vezët.
Në këtë masë, vendosni djathin mascarpone dhe një lugë lëngë limoni.
Në një enë të cekët, përzieni kafen turke të zier dhe rumin, me këtë masë i lagni keksët dhe i vendosni në fund të një enë të përshtatshme për tiramisu. Mbi keksëve vendosni shtresën me krem, e shpërndani dhe mbi të e vendosnin shtesën nga mollët. Pastaj përsëri e vendosni një rend keksë të lagur me kafe, një rend krem, dhe mbi të gjitha së bashku hidhni kakao pluhur.
Tiramisunë kështu të përgatitur para se ta shërbeni më së miri do të ishte ta lini për disa orë në frigorifer.

Lazanja vegjetariane

Perberesit
-peta per lazanja
-3 kungulleshka
-2 patrixhane
-1qep
-2 speca
-purè domate
-kripe,rigon dhe piper
Per salsen Beshamel
-500 ml qumesht
-50 g miell
-40 g gjalp
-kripe dhe arre moskato(une ne vend te kesaj perdor pak piper)
Proçedimi
Pastroni mire perimet(patrixhanet, kungulleshkat dhe specat) dhe i prisni ne copa te vogla. Prisni qepen dhe e skuqni ne nje tigan me vaj te nxehte. Skuqeni deri sa te mar pak ngjyre dhe me pas shtoni perimet e prera. Perimet i skuqni per 15 minuta (sa te zbuten dhe te humbin ujin qe kane) dhe me pas shtoni purèn e domateve, rigonin, kripen dhe lereni te ziejne per 10-15 minuta te tjera. Nderkohe qe perimet ziejne pergatisni salsen Beshamel(mund ta pergatisni edhe me perpara). Kjo salse eshte shume e thjeshte per tu pergatitur. Ne nje tenxhere shkrini gjalpin dhe kur te jete shkrire komplet shtoni te gjithe miellin. Trazoni mire deri sa te formohet nje lloj brumi. Me pas shtoni nga pak qumeshtin duke e trazuar me rrahesen e vezeve. Duhet te keni kujdes qe te mos formohen kokrrizat e brumit. Per te evitur qe te formohen kokrrizat duhet te trazoni mire nderkohe qe shtoni qumeshtin. Rregulloni me kripe dhe pak piper dhe vazhdoni te trazoni deri sa qumeshti te arrij temperaturen e zierjes dhe te dendesohet. Sa me shume ta lini te ziej aq me shume dendesohet beshamela. Une nuk e preferoj shume te dendur pasi kur ftohet dendesohet akoma me shume. Do ju keshilloja qe te fikni zjarrin sapo te shikoni qe beshamela fillon te ziej.
Pasi perimet me domate te kene zier, i bashkojme me beshamelen dhe i trazojme mire. Personalisht i perziej bashke edhe pse receta tradicionale thote qe ne fillim behet nje shtrese me beshamel, nje shtrese tjeter me salsen e perimeve dhe me pas petat. Marim tepsine dhe e lyejme pak me vaj. Ne fillim bejme nje shtrese me salsen qe pergatitem, me pas nje shtrese me petat e lazanjave dhe shtresa tjeter me salsen. Vazhdoni keshtu deri sa te mbaroni salsen. Duhet te lini pak sals per te mbuluar komplet shtresen e fundit te lazanjave. Dmth siper, lazanjat, duhet te kene salsen dhe jo petat. Para se ti vini ne furre i shtroni siper pak djath te grire dhe i piqni per 25-30 minuta ne 180-200°

Torte me lajthi

Punojeni gjalpin me sheqer, derisa të behet shkumë (përdorni më mirë mikserin). Futini të verdhat e vezëve, një e nga një, miellin (duke e hedhur ne forme shiu) dhe në fund majanë. Hidhni lajthitë dhe çokollatën të grira bashke; rrihini në shkume të bardhat me pak kripe dhe ia shtoni përzierjes, duke u kujdesur që të mos shpërbehet.

Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe me miell dhe piqeni në furrën e nxehur për afro 50 minuta.

Ndërsa ëmbëlsira është ne furre rriheni ajkën. Për të bërë kremin, shkriheni çokollatën ne banjëmari dhe përpunojeni me një shpatull duke shtuar ndonjë pikë esence të vaniljes dhe ajkë të lëngshme.

Kur ëmbëlsira të jetë bërë, mund ta ftohni mbi skarë, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me çokollatë duke e zbukuruar me lajthitë e copëtuara.

Nevojitën:

• Gjalpë në copa, 150 g
• sheqer kallami, 150 g
• 4 vezë
• miell 0,100 g
• maja për ëmbëlsira, 1 lugë
• lajthi të pjekura, 100 g
• çokollatë e shkrirë, 200 g
• 1 dorë kripë
• lajthi të copëtuara, 30 g për zbukurim

MBUSHJA:
• ajkë, 100 ml

KREMI:
• çokollatë e shkrirë, 150 g
• ndonjë pikë esencë të vaniljes
• ajkë e lëngshme, 4 lugë

Genet e 115-vjecares befasojne shkencetaret

image


I gjithe kodi gjenetik i nje gruaje qe jetoi deri 115 vjec u zbulua nga shkencetaret gjate nje seminari ne Kanada, te cilet arriten ne perfundimin se jetegjatesia fshihet shpesh ne genet tona.
Gruaja hollandeze, e cila ishte me e moshuara ne bote ne kohen e vdekjes se saj, nuk kishte asnje shenje skleroze dhe nje testim provoi se ajo zoteronte nje mendje ne kapacitetin e nje 60-vjecareje.
Pas dhjete vitesh studimi te detajuar, shkencetaret arriten te zbulonin harten e plote gjenetike te gruas dhe vertetuan se brenda trupit te saj, kishte disa gjene qe e mbrojten nga prekja prej sklerozes dhe semundjeve te tjera tipike per te moshuarit.
Perpara se te vdiste ne menyre paqesore, gruaja qe jetoi me shume se nje shekull te plote i dhuroi trupin e saj shkences, duke lejuar mjeket qe te studionin trurin, organet e tjera dhe te gjithe kodin e saj gjenetik.
Doktoresha Henne Holstege, e Departamentit te Gjenetikes Klinike ne nje qender mjekesore ne Amsterdam, tha se gruaja kishte disa ndryshime te rralla gjenetike ne ADN e saj, ndryshime qe e benin te pamundur qe ajo te prekej nga cdo lloj parkinsoni, alzhajmeri, skleroza dhe shume semundje te tjera.
Pervecse te jetosh gjate percaktohet qe ne gjenet tona ne momentin e lindjes, ndonjehere duhet dhe fati per te jetuar kaq gjate. Ne fakt, e ndjera lindi si shtatanike, i mbijetoi dy Lufrave Boterore, disa bombardimeve dhe permbytjeve.
Ajo nuk ishte me ne gjendje te kujdesej per veten e saj duke nisur nga mosha 105-vjecare, kur vendosi me vullnet te lire te hynte ne nje azil. Rekordmenia per jetegjatesine ne momentin e vdekjes, nderroi jete pasi luftoi me sukses per 15 vjet ndaj nje tumori.

Thursday, October 20, 2011

Veshje per tu dukur elegante dhe me shije










MyPageKeeper mban Facebook të sigurtë nga malware dhe spami

Ne të gjithë e dimë se Facebook përdoret me së shumti në botë dhe rritja e madhe e përdoruesve të Facebook, rreth 700 milionë përdorues, ka një shansë të lartë që llogaria juaj të goditet nga spami dhe malware.
Ekzistojnë shumë aplikacione në Facebook që shfaqen si lidhje (ang. links) me titull “see who’s blocking you!”, një numër i madh i përdoruesve klikojnë dhe infektojnë kompjuterin se pari e pastaj mund të vijë deri tek vjedhja e fjalëkalimit, por nuk është vetëm ky aplikacion, ka edhe shumë tjerë, por me tituj të ndryshëm, prandaj te keni shumë kujdes para se të klikoni në ndonjë lidhje që mund të jetë e dyshimtë.
Një çift studentësh nga Kolegji Bourns për Inxhinieri janë bashkuar më StopTheHacker.com për të krijuar aplikacionin MyPageKeeper për Facebook dhe atë falas vetëm për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve nga spami dhe malware.
Ky aplikacion bën skanim të vazhdueshëm të profilit, postimet e murit, news feed dhe lidhjet e bëra nga vet ose miqtë. Pas skanimit, aplikacioni MyPageKeeper njofton përdoruesin, i cili pastaj mund ta largoj përmbajtjen qëllim-keqe nga profili i tij. Aplikacioni i cili u krijua rreth tre muaj më parë dhe e gjeni KETU

Kujdes nga lidhja e rreme për video chat në Facebook!

Facebook dhe Skype u bashkuan për të sjellur video chatin, por në të njëjtën kohë hakerët kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë krijuar një aplikacion, i cili dërgon një lidhje në profilin tuaj për të infektuar miqtë tuaj.
Lidhja që shpërndahet automatikisht si spam në Facebook është e titulluar “Video Calls” ndërsa në përshkrimin e aplikacionit shkruhet “Enable Video Calls” që të dyja janë të rreme, prandaj keni kujdes nëse dëshironi ta mbani ende lloagrinë tuaj në Facebook.
Ekziston një mënyrë e sigurtë dhe e ligjshme për ta shtuar video chatin e ri, e ajo është ta vizitoni faqen zyrtare të Facebook Video Calling dhe të ndiqni instrukcionet që shkruhen aty.
Këshilloheni që të mos klikoni në lidhjen joshëse “Video Calls”, kjo lidhje postohet në murin tuaj dhe ju josh që të klikoni në të, por ju mos e bëni asesi. Ja si duket lidhja:
Nëse ju klikoni në atë lidhje false, ajo kërkon qasje në informatat tuaja themelore, dëshiron të poston në murin tuaj, të kontrollon postime tuaja, të futet në News Feed-in tuaj dhe të shfrytëzoj të dhënat tuaja në çdo kohë.
Mos klikoni në lidhje të rreme, nëse doni ta keni Facebook Video Calling është në dispozicion tek disa përdorues, por ju mund të kontrolloni në faqen e Facebook Video Calling dhe të shikoni se a është në dispozicion tek ju

Wednesday, October 19, 2011

Steve Jobs dhe shtate rregullat e suksesit

Ndikimi i Steve Jobs ne jeten tuaj nuk mund te nenvleresohet. Inovacionet e tija sigurisht kane ndikuar tek shume gjera, duke perfshire kompjuter, filma, muzike dhe telefona. Nga Jobs shume analiste te industrise thone se kane mesuar se prezantimet mund te inspirojne. E per ndermarresit, trashegimia me e madhe e Jobs eshte e nderlidhur me bashkesine e principeve qe kane shtyre suksesin e tij.
Beni ate qe dashuroni – Jobs nje here e tha: “Njerezit me pasion mund te ndryshojne boten per me mire”. I pyetur per keshillat qe do t’u ofronte atyre qe deshirojne te jene ndermarres, ai tha: “Une do te gjeja nje vend pune apo dicka gjersa te kuptoja se per cka jam me se shumti i pasionuar”. Pasioni ishte gjithcka per Jobs.
Vendosni nje vrime ne univers – Jobs ka besuar ne fuqine e vizionit. Ai njehere ka pyetur presidentin e atehershem te Pepsi, John Sculley: “A deshironi te shpenzoni jeten tuaj duke shitur uje me sheqer apo deshironi te ndryshoni boten>”. Mos e largoni prej syve vizonin asnjehere.
Beni lidhje – Jobs nje here tha se kreativiteti po lidh gjerat. Ai nenkuptonte se njerezit me nje njohuri te gjere dhe me pervoja te shumta jetesore shpesh mund te shohin gjera qe te tjeret nuk i verejne. Ai percolli ligjerata ne kaliografi, qe ne fakt nuk kishin shfrytezim praktik ne jeten e tij – derisa ai krijoji Macintosh’in. Jobs udhetoi ne Indi dhe Azi. Ai studioi dizajn dhe mikpritje. Mos jetoni ne kuti. Lidhni idete prej fushave te ndryshme.
U thoni jo 1,000 gjerave – Jobs ishte krenar ne lidhje me ate qe Apple zgjodhi te beje pasi ai ishte gjeja te cilen Apple e beri. Kur ai u rikthye ne Apple ne vitin 1997, ai mori kompanine me 350 produkte dhe e reduktoi ne 10 produkte ne nje periudhe dy vjecare. Pse? Per shkak se iu mundesua te vendos ekipin “A” ne secilin produkt.
Krijoni pervoja cmendurisht te ndryshme – Jobs gjithashtu ka krijuar inovacion ne pervojen e sherbimeve per konsumator . kur ai per here te pare doli me konceptin per Apple Stores, ai tha se ato duhej te ishin me ndryshe, dhe te ishin vende qe pasurojne jeten. Cdo gje rreth pervojes qe ju keni kur futeni ne nje Apple Store eshte vertete e krijuar per te pasuruar jeten tuaj dhe per te krijuar nje lidhje emocionale mes juve dhe markes Apple.
Mjeshteroni mesazhin – Ju mund te keni idene me te mire ne bote, por nese nuk mund te komunikoni idene tuaj, ajo nuk ka rendesi. Jobs ishte interpretuesi me i mire i tregimeve ne nivel te korporatave, dhe ne vend se te ofronte nje prezantim te thjeshte sikurse qe bejne shumica, ai informonte, ai edukonte, ai inspironte dhe ai argetonte, dhe ate ne nje vend.
Shisni endrra, jo produkte – Jobs gjithashtu kapi imagjinaten tone per shkak se ai vertet kuptoi konsumatorin. Ai e kuptoi se tabletet nuk do te kapnin imagjinaten tone nese do te ishin teper te komplikuar. Rezultati? Nje buton perpara ne nje iPad. Eshte aq i thjeshte sa qe nje dy vjecar mund ta perdor. konsumatoreve nuk ju behet vone per produktin tuaj. Ata kujdesen per vetveten, shpresat e tyre, ambiciet e tyre. Jobs na ka mesuar se nese ju ndihmoni konsumatoret te takojne endrrat e tyre, ju do t’i fitoni.
Ka vetem edhe nje tregim tjeter qe permbyll karrieren e Jobs ne Apple. Nje ekzekutiv qe ka pasur nje pune per rikrijimin e Disney Store nje here ka thirrur ne telefon Jobs’in dhe e ka pyetur per nje keshille. Cfare tha ai? Enderro me shume. Kjo eshte ndoshta keshilla me e mire te cilen ai na e ka lene pas. Shikoni gjenialitet ne endrrat tuaja, besoni ne vizionin tuaj dhe behuni gati vazhdimisht per te mbrojtur ato ide.

Mungesa e gjumit ne adoleshence shkakton probleme komplekse

Nje studim i ri  zbulon se gjumi i pamjaftueshem tek ne mund te sjelle probleme komplekse per moshat e reja.
Mungesa e gjumit tek adoleshentet mund te shkaktoje probleme me te thella. Prinderit vazhdimisht shqetesohen mbi femijet e tyre adoleshente qe nuk flene sa duhet dhe me nje fare justifikimi.
Me zgjimin heret ne mengjes per te shkuar ne shkolle, pas nje nate duke mesuar a bere detyrat e shtepise, disa edhe punojne, merren me sport, luajne me lojra elektronike apo ne internet, adoleshentet te cilet biologjikisht jane te prirur te flene gjate, nuk kane shume kohe per gjum. Kjo sjell lodhje, renie ne mesime, depresion, madje shton edhe gjasat per aksidente.
Por nje studim i kryer nga eksperte ne spitalin e femijeve ne Filadelfia tregon se mungesa e gjumit mund te sjelle probleme shume me komplekse.
Sipas statistikave 3 ne 4 femije ose 75 per qind e femijeve nuk flene sa duhet dhe per femijet mbipeshe gjumi i paket mund te sjelle pasoja serioze.
Studimi, ku u perfshine vetem femijet mbipeshe, zbulon se ata qe nuk bejne gjume te mjaftueshem mund te pesojne nje nderprerje te sekrecionit te insulines dhe sheqerit ne gjak. Autoret e studimit thone se nje gjume i mjaftueshem mund t'a shmange kete problem, dhe si rrjedhim zhvillimin e diabetit te tipit 2.
Per te mbajtur nivelet e glukozes te qendrueshme, adoleshentet kane nevoje per te pakten 7 ore e gjysme deri 8 ore gjume ne nate. Edhe cilesia e ketij gjumi luan rol.
Autoret e studimit analizuan arkitekturen apo fazat e gjumit; si gjume i thelle dhe gjume me endrra. Ata zbuluan se gjumi i paket dhe gjumi i tepert lidhen me nivelet e larta te glukozes, sic ndikon edhe kohezgjatja e ulet e fazes se gjumit te thelle. Keto te dhena ri-mbeshtesin idene se nje gjume i mjaftueshem mund t'i mbroje adoleshentet, vecanerisht ata mbi peshe, nga diabeti i tipit 2.

10 rekordet e pabesueshme te seksit

1. Burri me penisin me te gjate ne bote
Pjesa me e madhe e meshkujve e ekzagjerojne kur flasin per permasat e penisit te tyre, por rasti i Jonah Falcon nuk ben pjese ne to, ai rezulton te jete mashkulli me penisin me te gjate ne bote, 24 cm normal dhe 34 cm i ngrehur. Falcon, eshte aktor dhe drejton nje rubrike sportive ne radio.



2. Gruaja me vaginen me te madhe
Gruaja me vaginen me te gjere ne histori duket se ishte nje fare Anna Swan, e cila jetoi mes viteve 1846 dhe 1888. Gruaja kishte nje gjatesi prej 2 metra e 34 cm dhe u martua me nje tjeter “gjigand”, Martin Bates, pak me i gjate se ajo. Cifti kishte nje djale (i cili per fat te keq vdiq menjehere pas lindjes), qe ndoshta do te ishte femija me i madh ne histori, 86 cm i gjate dhe pothuajse 12 kg. 
Nga fakti i bazuar ne diametrin e kokes se femijes, mjeket llogariten nje zgjerim maksimal te vagines se zonjes Swan te barabarte me 15, 5 cm, kundrejt nje zgjerimi maksimal deri ne 10 cm tek grate normale.

3.Orgjia me e madhe ne bote
Japonia ka renditur orgjine me te madhe ne bote, qe ka perfshire 250 cifte ne tota 500 persona, edhe pse thuhet se secili ka patur marredhenie vetem me partnerin e tyre. Te gjitha pozicionet ishin koreografike, ne menyre qe ciftet te kryenin te njejtat veprime. E gjithe skena u hodh ne nje dvd dhe doli ne shitje.



4.Gruaja e cila ka patur me shume meshkujt ne jete
Aktorja e filmave porno Lisa Sparxxx mban rekordin “gang-bang”, gjate se ciles ka patur marredhenie me 919 meshkuj ne te njejten kohe.
Me pare, rekordi i perkiste aktores Klaudia Figura, me 646 meshkuj, mposhtur me pas nga Marianna Rokita, me 759 meshkuj.



5. Rekordi i masturbimit mashkullor
Masanobu Sato (Japoni) mban rekordin me te gjate per “seancen e masturbimit” persa i perket meshkujve, me 9 ore e 58 minuta.
Rekordi u arrit ne edicionin e vitit 2009 te "Masturbate-a-thon", ne San Francisco, duke mposhtur nje rekord te meparshem i cili kishte zgjatur 9 ore e 33 minuta.

6. Rekordi i sperkatjes ne distance  nga sperma
“Sperkatja” me ne distance eshte prodhuar nga ajo e Horst Schultz, e cila arriti nje distance prej 6 metrash.
Schultz, gjithashtu mban rekordin per “sperkatjen” me shpejtesi te madhe,  duke arritur 69 km/h.

7. Vagina me e forte ne bote
42 vjecarja ruse Tatiana Kozhevnikova, mban rekordin per vaginen me te forte ne bote, perfshire edhe ne librin e rekordeve boterore Gines.
Kozhevnikova, arrin te ngreje deri 14 kg me vagine. Gruaja ka shpjeguar se filloi te parktikonte kete pas lindjes se djalit te saj, sepse ajo ndjeu se kishte humbur tonin e muskujve ne pjeset intime.

8. Nena me shume femije
Gruaja e cila ka me shume femje ne histori duket se eshte Valentina Vassilyeva, fshatare ruse, jetuar ne 1700. Vassilyeva, ka patur 69 femije, “fale” 16 binjakeve, 7 trenjakeve, dhe 4 katernjakeve.
Rekord qe i eshte afruar ne ditet e sotme nga Leontina Albina nga Kili, e cila pretendon se eshte nena e 64 femijeve. “Pretendon” sepse ne dokumenta zyrtare ka vetem 55 per tyre. Rekordi i femijeve persa i perket nenave qe nuk kane patur cifte binjakesh, i takon rumenes Livia Lonce, e cila ka patur 18 femije deri tani, ajo tashme eshte 44 vjec, qe do te thote se 30 perqind te jetes se saj e ka kaluar shtatzene.



9. Babai me i vjeter ne bote
Indiani Nanu Ram Jogi mban rekordin e babait me te vjeter ne bote, i cili ishte ne gjendje te krijoj femijen e 22 ne moshen 94 vjecare me gruan e tij te katert.

10.Prostituta me e vjeter ne bote
Prostitucioni eshte profesioni me i vjeter ne bote, dhe nje prostitute nga Taipei duket se eshte (sipas policise lokale) prostitute ne aktivitet me e vjetra ne bote, e njohur thjesht si “gjyshja”.

Çifti Jolie-Pitt fqinjë me Jennifer Anistonin

Revista britanike “Now” ka bërë të ditur se Brad Pitt dhe Angelina Jolie, çifti më stabil dhe më mediatik i Hollywoodit, do të vendosen shumë shpejt në një apartament luksoz në zëmër të New Yorkut, më saktësisht në West Village.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur.
Por e çuditshme është se ata janë vendosur disa metra larg banesës së Jenifer Aniston-it. Kjo e fundit është vendosur në West Village, së bashku me Justin Therox, në një banesë prej 4,5 milionë dollarësh.
Angelina thotë se ajo e dinte këtë fakt, por nuk e kishte aspak problem. Por cila është e vërteta e kësaj shpërnguljeje.

 

Tuesday, October 18, 2011

E qeshura tregon për karakterin tonë...

Thonë se e qeshura të zgjat jetën, por ajo ka edhe disa veti të tjera. Ajo, për shembull, mund të jetë një tregues i karakterit të personit. Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të karakterit të atyre që kemi përballë. Ja se si...
Femrat
- Nëse një grua, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes…
- Në qoftë se gjatë të qeshurës bashkëbiseduesja juaj mbyll gojën me dorë, kjo do të thotë se ajo është modeste dhe jo shumë e vendosur. Një grua e tillë e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shoqëri për shkak të hutimit dhe mungesës së shkathtësisë.
- Në rast se një grua, ndërsa qesh, e hedh kokën pas, ajo është e përzemërt, por paksa mendjelehtë, njeri që beson kollaj. Ajo, nën ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve, mund të kalojë shpejt në veprime impulsive dhe s’para e dëgjon zërin e arsyes.
- Në rast se gjatë të qeshurës një grua vë dorën shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka një natyrë romantike dhe është ëndërrimtare. Baza racionale tek ajo, si rregull, është e dobët.
- Kur femra, ndërsa qesh, rrudh hundën, kjo tregon se është tekanjoze dhe se humori i saj mund të ndryshojë nga çasti në çast.
Meshkujt
- Ata meshkuj që e kanë zakon të përmbahen edhe në një ambient ku ka plasur gazi, si rregull, janë të qetë, njerëz te të cilët mund të mbështetesh, pasi nuk të lënë në baltë, janë të ekuilibruar e të arsyeshëm. Këta burra, zakonisht u qëndrojnë besnikë grave të tyre, por gratë mërziten me meshkuj të tillë dhe mund t’i tradhtojnë…
- Në rast se një burrë qesh me kënaqësi, lirshëm, veçanërisht kur hedh kokën nga pas dhe picërron sytë, dijeni se ai është paksa mendjelehtë dhe shkon nga të fryjë era. Në jetë dhe sidomos në marrëdhënie me gratë, ai mund të të lërë në mes të udhës. Me një njeri të tillë mund t’ia kalosh mirë, në gaz e në hare, por tek ai mos mbaj shpresa se do të të dalë diku apo dikur për zot… Me të është e kotë të lidhësh marrëdhënie serioze…
- Një burrë që shkulet së qeshuri me zë, duke e hapur shumë gojën, zakonisht mund të jetë njeri i dashur dhe i aftë për t’u bërë “shpirti i shoqërisë”. Këta meshkuj zakonisht janë shumë të zgjuar, babaxhanë, por në planin intelektual, janë primitive dhe paksa të palëçitur. Prej një njeriu të tillë mund të dëgjosh në çdo çast një anekdotë të bukur, por asnjëherë s’ka për të diskutuar me ty dhe s’ka për të dhënë opinion për një libër që ka lexuar…
- Në rast se bashkëbiseduesi yt, në vend që të buzëqeshë, zgërdhihet e zbardh dhëmbët, duke shtrembëruar buzët nga e djathta, keni të bëni me një njeri arrogant dhe të paditur. Ai s’e ka për gjë të gënjejë dhe në momente të caktuara mund të tregohet arrogant e i egër. Megjithëse këta meshkuj i kushtojnë rëndësi pamjes së jashtme dhe mund të duken simpatikë, ruhuni prej tyre...
- Në rast se një burri, gjatë të qeshurës, i shkon buza nga e majta në të djathtë, ky është një njeri shumë i ndershëm, i rregullt, por në të njëjtën kohë, pedant. Megjithatë, tek ai mund të mbështetesh. Një kavalier i tillë mund të bëjë të lumtur çdo femër

Studime mbi birren

Hulumtimet shkencore kanë treguar se birra është e pasur me materie të vlefshme që kanë veprim të mirë për organizmin, por me kusht që të mos teprohet.

Birra përmban të gjitha mineralet dhe drithërat nga të cilat përbëhet (më së shpeshti malti i elbit), posaçërisht vitaminën B6, e cila e mbron zemrën dhe enët e gjakut dhe “qetëson nervat”. Pastaj ndihmon në metabolizmin e sheqerit dhe ushqimin e lëkurës. Një shishe birrë në ditë plotëson nevojat e organizmit tonë për vitaminat e grupit B që ka edhe në tharmë buke, gjithashtu përbërës i birrës.
Përmban mineralet: K, Ca, P, Mg, Na, kështu që mund ta pinë edhe ata që mbajnë dietë pa kripë, e posaçërisht është i vlefshëm për të sëmurët nga veshkat me gurë ku bën shpërndarjen e gurëve të vegjël dhe largimin e tyre.
Sipas hulumtuesve francezë, pirja me masë nuk ka probleme as me helikobakter pilorin, që shkakton të thatin në lukth dhe gastritisin. Te meshkujt ndikon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL), kurse te gratë zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq (LDL).
Një nga përbërësit e birrës, në përbërës ksantohumol ndikon në inhibimin e enzimave të cilët nxisin kancerin, thonë hulumtuesit e universitetit Oregon. Kjo, dmth se duhet marrë edhe një shishe birrë. Studimet preliminare në universitetin amerikan, thonë se ksantohumol mund të ndikojë në shkatërrimin e tumorit në fazat e para në gji, zorrë të trashë, vezore dhe prostatë.
Birrën preferohet ta pini të ftohtë, në temperaturë prej 6 deri në 12 gradë Celsius.

8 menyrat per tu kujdesur per kembet

1-Pushimi duhet te jete nje moto
Nuk duhet te qendroni ne nje vend per nje kohe te gjate, por duhet te ecni shume shpesh. Kur jeni te ulur, brenda mundesive duhet t’i mbani kembet pak me lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Ne rastet kur shtriheni per te fjetur, kembet duhet te rrine ne nje nivel pak me te larte se ai i shtratit. Duhet te beni periudha pushimi gjate dites.
2-Gjimnastika dhe banjoja
Te shtrire duhet te beni levizje te lehta te kembeve duke i shtrire ato me lart se vendi ne te cilin ndodheni, gjithashtu duhet te beni nje banje prej 15-30 minutash, gjate se ciles te rrini ne uje me temperature nga 36- 37 grade. Nese nuk eshte e mundur nje banje, atehere eshte e keshillueshme te mbani kembet ne uje te ngrohte ne po te njejtat temperatura.
3-Klima
Duhet te evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lageshtire. Vendet malore jane me te keshillueshme, por nese ju zgjidhni detin atehere jane te keshillueshme banjot e gjata dhe shetitjet ne breg te detit me ujin gjer te gjunjet. Mundohuni te ekspozoni sa me pak kembet ne diell dhe mbajtjen e tyre sa me te shkurter ne rere. Ne shtepi mundohuni te mbani temperatura mes 19-20 gradeve.
4-Veshjet
Mundohuni te evitoni kepucet e ngushta, te nxehta dhe elastike. Kini kujdes sidomos nga kepucet shume te ngushta, shume te larta apo shume te uleta. Mundohuni t’i gjeni sa me te rehatshme.
5-Sporti
Nuk keshillohen sportet me levizje te veshtira dhe te lodhshme. Me sakte i thuhet jo: tenisit, skive, shpates, golfit, futbollit apo dhe sporteve te tjera me top, kercime dhe vrapimeve te shpejta. Po, vetem per notin dhe marshimet e lehta ne ajer te paster.
6-Higjiena
Mundohuni te mbani te paster lekuren e pulpave dhe te shputes se kembes duke i lare ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremera sa me ushqyes per kembet. Nese eshte e keshilluar nga mjeku, mund te perdorni dhe corape elastike.
7-Ushqimi
Kini kujdes me dietat qe perdorni, mundohuni te hani sa me shume ushqime dhe fibra. Mundohuni te hani sa me shume ushqime te lehta per t’u tretur pa veshtiresi. Mundohuni te evitoni ushqimet pikante, hani sa me shume fruta dhe perime dhe pini uje.
8-Takat
Kujdes sidomos ato femra qe rrezikojne te kene varice. Pavaresisht nga te gjithe faktoret, demin kryesor e shkaktojne takat e larta. Megjithese kane shume feminilitet, ato shkaktojne dhe shume deformime te kembeve dhe te shtylles kurrizore. Taka ideale eshte ajo 3-4 centimetra.

Britani: Taksa mbi silikonin

Kirurget dhe klientet protestojne: “Eshte e gabuar te taksohet kush deshiron te permiresohet”.

Kohe te “veshtira” per ato qe nderrmarin nje “riparim” per te qene me te bukura.
Sipas nje propozimi te HM Revenue & Customs, nga zyra e tatimeve britanike, per ato qe duan t’i nenshtrohen kirurgjise plastike qe nuk kane nevoja mjekesore, do te paguajne 20 per qind TVSH.
Propozimi tashme eshte quajtur “takse e gabuar” dhe parashikon ne praktike, se kostoja mesatare e nderhyrjes se rritjes se gjirit do te shkoje nga 5 deri ne 6 mije paund, duke i lejuar zyres se taksave qe te fuse ne kase 500 milion paund.
Kirurget estetik britanik jane tashme ne lufte. Propozimi i HMRC eshte potencialisht me i demshem per shume paciente, shprehet Fazel Fatah, president i “Shoqates Britanike te Kirurgjise Estetike”, sepse harrohet se cdo kure estetike ka nje qellim mjeksor, pikerisht per t’u ndjere me mire me vetveten.
Jo vetem kirurget jane kundra “takses se gabuar”, por edhe klientet.
Simboli i protestes, eshte Imogen Thomas modele nga Uellsi, me format e saj extralarge, rezultat i mrekullise se kirurgjise estetike.
E siperpermendura ne fakt ka deklaruar se eshte trembur nga fakti qe qeveria perdor sikilonin e saj per te paguar borxhin publik, ku do te godase femrat qe thjesh duan te permiresohen.

Monday, October 17, 2011

15 sëmundjet më të shpeshta

Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës, në darkë bëni dush me temperaturë mesatare. Evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.

Janë 15 sëmundjet më të shpeshta, që prekin një numër të lartë të personave. Sëmundjet kardiake, qëndrojnë në krye të top listës, duke prekur një numër gjithnjë e më të lartë, tensioni i lartë gjithashtu, pjesë e sëmundjeve të zemrës, për shkak të regjimit ushqimor të gabuar apo edhe veseve, sipas mjekëve po evidentohet edhe ndër moshat e reja.

1- Zemra
2- Kolesteroli
3- Obeziteti
4- Anemia
5- Reumatizma
6- Spondiliatroza
7- Sinoziti
8- Migrena
9- Diabeti
10- Pankreasi
11- Veshkat
12- Mushkëritë
13- Gurët në tëmth
14- Krizat e barkut
15- Mëlçia

Guida e dashurisë

Të bërit seks ka shumë elementë kënaqësie, por ajo çka është jo pak e rëndësishme ka të bëjë me ndikimin e drejtpërdrejtë tek shëndeti. Guida e dashurisë është publikuar së pari në vitin 1991 dhe shkaktoi debate në Britani në lidhje me përmbajtjen e saj.

1- Përfitimi i parë që rendisin ekspertët është se seksi lufton dhe parandalon dhimbjet e kokës. Arritja e orgazmës është një mënyrë për të çliruar ato elementë që lehtësojnë gjendjen psikologjike dhe stresuese.

2- Përfitimi i dytë është jetëgjatësia pasi ekspertët thonë se njerëzit të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale dy herë në javë kanë shanset 50% të jetojnë më shumë se sa ata që nuk e bëjnë. Një studim i kryer me 6 mijë persona në Britaninë e Madhe tregoi se 40% e individëve mes 75-85 vjeç vazhdonin
aktivitet seksual.

3- Përfitimi i tretë është parandalimi i atakeve kardiake. Studiuesit thonë se të bërit seks dy herë në javë shkurton me 45% mundësinë e goditjes nga një atak kardiak.

4- Përfitimi i katërt është reduktimi i shanseve për të vuajtur nga kanceri. Studimet tregojnë se meshkujt të cilët arrijnë orgazmën 5 herë ose më shumë në një javë gjatë viteve të 20-ta reduktojnë riskun e kancerit të prostatës me 1/3.

5- Një studim tjetër tregon se femrat që bëjnë seks së paku një herë në muaj e reduktojnë mundësinë e kancerit të gjirit. Përfitimi i pestë është se bërja seks të bën të dukesh më i ri. Një studim me 3500 meshkuj dhe femra tregon se ata që në fakt nuk tregonin në pamje moshën e tyre reale, por tregonin deri në 12 vite më të rinj kishin aktivitet seksual së paku tre herë në javë krahasuar me të tjerët që kishin një herë ose më rrallë.

6- Përfitimi i gjashtë është rritja e imunitetit fizik. Shkencëtarët thonë se njerëzit që kryejnë seks një herë ose dy herë së paku në një javë rrisin sistemin imunitar me 30%.

7- Përfitimi i shtatë nga seksi është reduktimi i shanseve për tu goditur nga diabeti.

8- Përfitimi i tetë është se ndikon pozitivisht tek natyra e sjelljes.

Si të luftoni plakjen

Disa nga hulumtimet më të reja kanë zbuluar se ushtrimet mund të ju mbajnë larg rrudhat, ju mundësojnë të dalin flokët dhe kthejnë mbrapsht thinjat e flokëve.

Ushtrimet të dhurojnë shumë energji dhe ju mbajnë në formë. Studimet e reja nga Universiteti McMaster sugjerojnë se ushtrimet mund të ndihmojnë të luftosh dhe të kthesh mbrapa, shenjat e plakjes si rënia, thinjat e flokëve dhe hollimi i lëkurës.

Shoqata Kanadeze për Ushtrime dhe Fiziologji thotë se ushtrimet e qëndrueshmërisë janë aktivitet aerobik, si ecja e shpejtë, vrapimi dhe çiklizmi që përmirësojnë punën kardio-respiratore. Sa më gjatë të mundesh të bësh ushtrime aerobike aq më shumë ke qëndrueshmëri.

Studimi i McMaster, studiuesi prijes Dr. Mark Tarnopolski zbuloi: “Ushtrimet nuk ndikojnë vetëm në zemër dhe muskuj, ato ndikojnë edhe në prodhimin e hormoneve që kanë efekte të dobishme në indet e tjera”.

E qara, ju shëron nga disa sëmundje

Ekspertët nga universiteti Indiana disa ditë më parë zbuluan se meshkujt që qajnë kanë më tepër vetëbesim se sa ata që mbajnë lotët, por të qash është e dobishme. Faktet theksojnë se lotët pakësojnë alergjitë si dhe zbutin dhimbjet tek artriti reumatoid.

Një studim japonez me pacientët që vuajnë nga sëmundjet autoimune të artirit reumatoid kanë zbuluar se ata të cilët qajnë ndjenë më pak dhimbje dhe më pak simptoma se ata që kishin qëndruar ‘të thatë’, pra nuk kishin qarë.

Analizat e gjakut menjëherë pas qarjes ka treguar se niveli natyral i kimikateve imune që përkeqësojnë këtë sëmundje ishte më e vogël dhe se këta pacientë pas një viti më mirë kontrollonin sëmundjen e tyre.

Shumë ekspertë theksojnë se lotët janë mbrojtje natyrale ndaj trupit kundër stresit dhe hormoneve të ngjashme që mund ta dëmtojnë trupin e njeriut. Të qarit qetëson trupin dhe sistemin nervor pas një ngjarje stresuese si dhe ngadalëson ritmin e zemrës.

Sukses i Samsung Galaxy S

Edhe Samsung, sikur dhe prodhuesit e tjerë të telefonave të mençur, rregullisht raporton për numrin e telefonave të shitur deri tani. Kompania në veçanti është krenare në linjën e celularëve Galaxy S, për të cilën tani thotë se është shitur në mbi 30 milion copë.
Shifra ka të bëjë me gjeneratën e parë dhe të dytë të Galaxy S – 20 milion pajisje përbëjnë shitjet globale të versionit të parë, derisa Galaxy S II së voni tejkaloi numrin prej 10 milion copëve. Ky i fundit është edhe smartphone më i shitur i Samsung, i cili shifrën e cekuar e kishte arritur për pesë muaj.
Përveç kësaj, Galaxy S II ka marrë edhe titullin Phone of the Year në zgjidhjen e Gadget Award 2011, të Mobile Choice dhe Consumer Awards 2011. Kompania së shpejti në bashkëpunim me Google në shitje lëshon edhe një model Galaxy, Galaxy Nexus, derisa paraqitja e modelit Galaxy S III pritet gjatë vitit të ardhshëm.

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...